Milan është gati të mbyllë situatën me Rafael Leao dhe sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, brenda pak javësh negociatat për rinovimin e sulmuesit portugez do të dalin në plan të parë, me kuqezinjtë të gatshëm të rrisin ofertën në krahasim me 4,5 milionë euro të paraqitura marsin e kaluar.
Maldini dhe Massara në fakt janë autorizuar të arrijnë deri në 6 milionë euro në sezon për një kontratë të re 5-vjeçare deri në vitin 2027.
Optimizimi te kuqezinjtë po rritet, duke qenë se të dyja palët duan të ecin përpara së bashku dhe ndenja është se drita jeshile mund të vijë shumë shpejtë./abcnews.al