Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s, të mbajtur në Bruksel.
“Katër shtete anëtare nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës. Unë propozova që Kosova të integrohet, që më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha ai.
Tutje Milanoviq ka thënë se në takimin e liderëve të Aleancës Veriatlantike, është përmendur Bosnja e Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit që rrezikohen nga destabilizimi i mundshëm si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, por jo edhe Kosova dhe Serbia, raporton gazeta kroate Index.hr, përcjell Klankosova.tv.
“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviq.
Presidenti kroat pas krizës së Ukrainës kishte propozuar që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina ta marrin statusin e vendin kandidat për anëtarësim në BE.