Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë sot se Mali i Zi është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.
Në prag të fillimit të samitit të NATO-s, i pyetur nga Tanjug, ai tha se vendi mbështet planin e BE-së për deeskalim dhe dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përputhje me platformën e prezantuar nga BE-ja.
“Këtë ia thashë presidentit (të Serbisë, Aleksandar) Vuçiq. Shpresoj që situata të qetësohet së shpejti. Mali i Zi luan një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor,” tha ai, transmeton Fol Drejt.