Miliarderët kripto kanë humbur asete me vlerë gjithsej 110 miliardë dollarë në një vit, njoftoi revista Forbes.
Në vitin 2022, ishin 19 persona në listën e miliarderëve të Forbes që bënë pasurinë e tyre në biznesin e kriptomonedhave, asetet e të cilëve vlerësoheshin në 140 miliardë dollarë, përcjell Fol Drejt.
Këtë vit, 10 nga 19 personat nga lista e vitit të kaluar nuk janë më miliarderë, dhe pasuria e nëntë të tjerëve është 30 miliardë dollarë./FolDrejt/