Biznesmeni amerikan Michael Rubin e ka përjashtuar veten nga gara për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich.
ESPN kishte raportuar se Rubin, i cili zotëron rrjetin e mallrave sportive Fanatics, po punonte në një ofertë pasi oligarku rus kërkon të shesë shpejt klubin.
49-vjeçari ka një vlerë neto të vlerësuar prej tetë miliardë dollarësh dhe tashmë ka aksione pakicë në Philadelphia 76ers (basketboll), Neë Jersey Devils (hokej mbi akull) dhe Crystal Palace.
Megjithatë, një zëdhënës i Rubin tha: “Michael nuk ka interes të blejë Chelsean. Ai është 100 për qind i fokusuar në vazhdimin e ndërtimit të biznesit Fanatics dhe nuk është i interesuar të shtojë aksione pronësie në këtë moment”.
Manjati i Ineos Sir Jim Ratcliffe dhe biznesmeni egjiptian Loutfy Mansour janë ndër emrat e tjerë që mbyllin spekulimet për pasardhjen e Abramovich.
Ai lë pronarin e pjesshëm të Los Angeles Dodgers, Todd Boehly dhe miliarderin turk Muhsin Bayrak si dy kandidatët kryesorë për të qenë pronarë të ardhshëm të Chelseat.
Boehly po punon me miliarderin zviceran Hansjorg Wyss pas formimit të një konsorciumi dhe ata po përgatiten të paraqesin një ofertë, por nuk janë të gatshëm të përmbushin çmimin e kërkuar prej 3 miliardë eurosh të Abramovich.
Muhsin Bayrak pretendon se është në bisedime me avokatët e Roman Abramovich për blerjen e Chelseat./FolDrejt/