Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa zbuloi emrat e 8 personave që do të marrin pjesë në udhëtimin special për në Hënë me raketën SpaceX në vitin 2023.
Në një postim nga Twitter-i, Maezawa bëri të ditur emrat e udhëtarëve që do ta shoqërojnë atë në udhëtimin turistik “DearMoon” që do të zhvillohet për në Hënë në vitin 2023, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit, për udhëtimin erdhën rreth 1 milion aplikime dhe se në mesin e atyre që do të marrin pjesë në udhëtim janë edhe artisti i K-Pop këngëtari, Choi Seung Hyun dhe DJ (disk jokey) amerikan, Steve Aoki.
Në ekuipazhin e kabinës ndodhen fotografja irlandeze, Rhainnon Adam, aktori indian Dev Joshi dhe prodhuesi i përmbajtjeve video, amerikani Tim Dod.
Po ashtu në ekuipazh përfshihen edhe fotografi britanik Karim Iliya, regjisori amerikan Brendan Hall, drejtori artistik çek, Yemi Akinyemi Dele.
Sipas njoftimit, anëtarët e ekuipazhit rezervë për udhëtimin turistik janë kërcimtarja japoneze, Miyu dhe skiatorja amerikane, Kaitlyn Farrington.
Miliarderi japonez thuhet se do të paguajë shpenzimet për udhëtimin në Hënë që do të zhvillohet në vitin 2023 me raketën SpaceX të prodhuesit amerikan të anijeve kozmike.
Me udhëtimin e kryer vitin e kaluar, japonezi 47-vjeçar Maezawa siguroi titullin si “civili i parë japonez që ka udhëtuar në Hënë”./FolDrejt/