Biznesmeni më i pasur rus ka paralajmëruar Kremlinin kundër konfiskimit të aseteve të kompanive që kanë ndërprerë aktivitetet e tyre në vend pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë se një hap i tillë do ta kthente vendin pas në 1917, shkruan CNN
Vladimir Potanin, president i gjigantit të metaleve Norilsk Nickel ( NILSY ) dhe aksioneri i tij më i madh, tha se Rusia rrezikonte të kthehej në ditët e trazuara të revolucionit të vitit 1917.
“Vendimi i shumë kompanive për të pezulluar aktivitetet në Rusi mund të jetë si rezultat i presionit të paprecedentë nga opinioni publik jashtë vendit, shtoi ai.
Potanin është miliarderi më i pasur i Rusisë, me një pasuri prej 22.5 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, pavarësisht se ka humbur rreth një të katërtën e pasurisë së tij këtë vit pas rënies së aksioneve.