Pas Fridman dhe Deripaska, Oleg Tinkov shpreh kundërshtimin e tij për luftën, duke thënë se situata në Ukrainë është e papranueshme.
Oleg Tinkov, një biznesmen i njohur rus dhe themeluesi i bankës kryesore ruse Tinkoff, ka deklaruar se situata në Ukrainë është e papranueshme dhe se ai kundërshton luftën, shkruan AA.
Tinkov përmes një postimi në Instagram theksoi se fondacioni i tij përpiqet të shpëtojë jetë duke luftuar kancerin e gjakut, transmeton Fol Drejt.
Tinkov, i cili gjithashtu ka luftuar me kancerin, tha: “Unë e pashë vetë sa e brishtë është jeta. Tani njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë në Ukrainë, kjo është e papranueshme”.
“Jemi kundër kësaj lufte”, shtoi ai, duke theksuar se shtetet duhet të përdorin paratë e tyre për të shëruar njerëzit në vend që të shkojnë në luftë.
Më herët, edhe miliarderët rusë Mikhail Fridman dhe Oleg Deripaska kanë bërë thirrje për “paqe”, duke kundërshtuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës./FolDrejt/