Futbollisti polak Arkadiusz Milik, i cili sezonin e kaluar luajti për Juventusin e Torinos si lojtar i huazuar nga Olympique de Marseille, do të qëndrojë në klubin italian, i cili njoftoi sot se ka shfrytëzuar opsionin e blerjes, përcjell Fol Drejt.
Juventus tha në një deklaratë se Milik tani është nën një “kontratë deri më 30 qershor 2026”.
Klubi torinez deklaroi se vlera e transferimit është 6.3 milionë euro, plus 1.1 milionë euro bonuse.
Ai luajti 27 ndeshje për Juventusin dhe shënoi shtatë gola.
Në fanellën e kombëtares polake ka luajtur 69 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. /FolDrejt/