Ahmed al-Madahdah, drejtori i Spitalit të Ahwar-it, tha se 15 ushtarë dhe shtatë militantë u vranë në sulm.
Një komandant i lartë jemenas u vra në një sulm nga militantët e Al-Kaedës në Jemenin jugor, njoftuan autoritetet lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Forcat e Brezit të Sigurisë (SBF) të lidhura me qeverinë thanë se militantët e Al-Kaedës sulmuan një pikë kontrolli sigurie në rrethin Ahwar në provincën Abyan.
Yasser Shaye, komandanti i Batalionit të Parë, dhe një numër ushtarësh u vranë në sulm, tha SBF, pa dhënë numër specifik. Gjashtë militantë të Al-Kaedës janë vrarë gjithashtu gjatë sulmit.
Por Ahmed al-Madahdah, drejtori i Spitalit të Ahwar-it, tha se 15 ushtarë dhe shtatë militantë u vranë në sulm.
Selitë ushtarake në Abyan shpesh janë shënjestër e sulmeve që zakonisht i atribuohen Al-Kaedës, e cila është aktive në zonat malore në periferi të rretheve Ahwar dhe Al-Mahfad, në lindje të kryeqytetit provincial Zinjibar.
Ushtria jemenase dhe forcat e Këshillit aleat të Tranzicionit Jugor ndajnë kontrollin e provincës Abyan./FolDrejt/