Mimoza Kusari u drejtohet serbëve të Kosovës me gjuhën e tyre, nga folësja e parlamentit
Kryetarja e Grupit të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës Mimoza Kusari – Lila u është drejtuar serbëve të Kosovës, pasi ata vendosën t’i braktisin institucionet e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Në fillim të seancës së sotme, në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputetja Kusari Lila ndër të tjera tha se:
“Deputetët serbë me urdhër të Vuçiqit, i braktisën institucionet e Kosovës”, duke bërë që akti i tyre të ketë efekte zinxhirore.
Kusari Lila u është adresuar atyre edhe në gjuhën serbe, duke ua kujtuar se me këtë rast, ata po shkelin të drejtat dhe liritë themelore./FolDrejt/