Të paktën 16 persona humbën jetën pasi një minibus me ushtarë rusë u përplas me një kamion në Donetsk-un e aneksuar nga Rusia, bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve, TASS.
Një kamion dhe një minibus që transportonte ushtarë rusë u përplasën në rrugën Shakhtarsk-Chystiakove në rajonin Donetsk, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Si rezultat i aksidentit humbën jetën 16 persona, mes të cilëve edhe drejtuesi i kamionit, ndërsa 4 të plagosur u dërguan në spital.
Për aksidentin në fjalë ka nisur hetim.
Me dokumentet e nënshkruara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 30 shtator, Donetsk së bashku me rajonet Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës u aneksuan ilegalisht./FolDrejt/