Tetë persona janë lënduar mbrëmjen e së dielës kur një minibus me targa serbe është përmbysur në afërsi të Manesdorfit në Austri. Sipas mediave austriake, ai ka pasur pasagjerë nga Serbia dhe Sllovenia, shkruajnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë austriake, dyshohet që shoferin 46-vjeçar e ka zënë gjumi dhe për rrjedhojë, ai e ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Sipas Qendrës për Sigurimin e Shtetit, një grua është dërguar me plagë të rënda në spitalin e Vjenës.
Shtatë persona të plagosur u transportuan në spitalet e afërta me lëndime të lehta.
Sipas të dhënave të policisë, në minibus kanë qenë gjithsej tetë punëtorë nga Serbia dhe Sllovenia, nga mosha 29 deri në 63 vjeç.
Një person ka mbetur i bllokuar në minibus, për këtë arsye zjarrfikësve iu desh të hapnin mjetin për ta nxjerrë jashtë. Më pas ajo u transferua në spital me një helikopter të ambulancës./FolDrejt/