Pas problemeve me zemrën, presidenti serb Aleksandër Vuciq nuk mund të fluturojë me aeroplan për një muaj resht, bëjnë me dije burimet e medias serbe “Blic”, përcjell foldrejt.com. Ai ka pezulluar fluturimet për në Iran (22 nëntor) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu vihet në dyshim edhe takimi në Durrës për të ashtuquajturin mini-Shengen mes Edi Ramës, Zoran Zaevit dhe Aleksandër Vuciq.
Aleksandër Vuciq ishte sëmurë rëndë javën e kaluar ku u dërgua në spitalin ushtarak. Ai ka marrë shumë telefonata nga liderë botërorë dhe rajonalë si Macron, Merkel, Erdogan, Stoltenberg, Orbani, Zaevi, Edi Rama, Boruta Pahora…./Foldrejt.com