Ministri Liburn Aliu dhe Ministri Hekuran Murati, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e projektit për Renovimin e Terminaleve Doganore.
“Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Minstrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përcaktimi i procedurave nga MMPHI për MFPT (Doganën e Kosovës) rreth implementimit të projektit: Renovimi i Terminaleve Doganore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është nëntë milion e njëqind e dhjetë mijë euro (9,110,000 €). Gjashtë milion euro (6,000,000 €) janë alokuar për vitin 2023, ndërsa tre milion e njëqind e dhjetë mijë euro (3,110,000 €) janë parashikuar për vitet buxhetore 2024 dhe 2025./FolDrejt/