Ministrat e Bashkimit Evropian takohen për të finalizuar një marrëveshje të shumëpritur për të zbatuar një kufi të çmimit të gazit natyror që ata shpresojnë se mund të ndihmojë familjet dhe bizneset që të përballojnë rritjet e tepërta të çmimeve, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ministrat kanë dështuar më parë të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre në pesë takime urgjente të mëparshme.
27 vendet nuk kanë qenë në gjendje të mbyllin një marrëveshje për vendosjen e një kufiri çmimi që ishte premtuar në tetor si një mënyrë për të reduktuar faturat e energjisë që janë rritur për shkak të pushtimit të Rusisë./FolDrejt/