Ministrja franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme Catherine Colonna dhe Ministri Federal i Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare Alexander Schallenberg diskutuan nevojën për të rritur mbështetjen evropiane për Ukrainën, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ministrat diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën ruse në Ukrainë dhe theksuan nevojën për të rritur mbështetjen evropiane për atë vend, në çdo sferë. Në këtë drejtim, Franca përshëndeti kontributin e Austrisë në përpjekjet e solidaritetit për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.
Ministrat folën gjithashtu për nevojën “për të forcuar autonominë strategjike të Evropës”, veçanërisht në fushat e industrisë, tregtisë dhe energjisë. Ata ndanë gjithashtu qasjet e tyre për mënyrën më të mirë të mbështetjes së zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç u raportua më herët, Austria nuk mbështeti një ndalim të plotë të dhënies së vizave Shengen për rusët. /FolDrejt/