Ministrat e mbrojtjes bregdetare të Detit të Zi zhvilluan një videotakim për të diskutuar konfliktin në Ukrainë, minat tokësore dhe sigurinë rajonale, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Ministrat e mbrojtjes të Turqisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Polonisë, Rumanisë dhe Ukrainës bënë thirrje për një armëpushim urgjent, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Ankaraja tha në një deklaratë se ministrat u takuan përmes video-konferencës me ftesë të Turqisë dhe shtoi se ata kishin zhvilluar bisedime “shumë efikase”.