Ministri gjerman i ekonomisë tha se pret të promovojë një marrëveshje të tregtisë së lirë midis BE-së dhe konfederatës së Amerikës së Jugut Mercosur gjatë vizitës së tij zyrtare në Brazil, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
“Tani, me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në pushtet, ka shpresa se mund të arrihet një marrëveshje pasiqë ajo më herët kishte ngecur,” citoi agjencia gjermane e lajmeve DPA të ketë thënë Robert Habeck të shtunën vonë.
“Në fakt më në fund është negociuar, por ka ende pyetje nga të dyja palët,” tha Habeck përpara se të nisej për në vendin e Amerikës Latine me Ministrin e Bujqësisë Cem Ozdemir.
Të dy ministrat do të vizitojnë rajonin për të ndjekur marrëveshjen që BE-ja ka negociuar prej kohësh me vendet në Mercosur, duke përfshirë Brazilin, Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguain, tha DPA.
Habeck tha se marrëveshja do të ishte “një mundësi për Amerikën e Jugut, si dhe për Evropën dhe Gjermaninë” nëse sigurohet qëndrueshmëria e saj.
“Një pjesë e udhëtimit do të jetë për të zbuluar nëse kjo është e mundur me Brazilin dhe me vendet e tjera në marrëveshjen Mercosur,” tha ai. /FolDrejt/