Partia Social-Demokrate ia ka bërë gati letrën e dorëheqjes, ministres Arbërie Nagavci.
Gjatë një aktiviteti të mbajtur brenda ambienteve të kësaj ministrie, nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati, ka thënë se ia kanë përgatitur letër-dorëqjen ministres.
“Sot kemi dashtë me ardhë te zonja Nagavci dhe ne e kemi përgatitur letër- dorëheqjen, ia kemi bërë gati, e kemi kryer edhe këtë punë”, është shprehur Kastrati.
Shkak për këtë, sipas tij, janë bërë shkeljet e saj ndaj kushtetutës.
“Siç e dini me datën 8 prill, bashkë me përvjetorin e ditës së Kushtetutës së Kosovës, gjykata kushtetuese ka konstatuar se zonja Nagavci i ka shkelë tri dokumente kryesore për demokracinë në Kosovë, e para e ka shkelë kushtetutën, e dyta e ka shkelë kartën evropiane për qeverisje lokale dhe e treta e ka shkelë ligjin për vetë-qeverisje lokale që është një prej ligjeve më vitale në Kosovës”, shtoi ai.
“Me këtë çka ka bërë zonja Nagavci e para ka arrit me shtrembëruar vullnetin e qytetarëve në një komunë të Kosovës, sepse kjo duke i ka kaluar kompetencat ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe i ka cenu përgjegjësit e komunës”.
Me këtë, sipas Kastratit, ajo e ka keqpërdorur pozitën e saj, duke e dëmtuar një palë tjetër./FolDrejt/