Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, do të nënshkruajnë Programin e punës në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit shkencor mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Ceremonia e nënshkrimit bëhet gjatë ditës së sotme, duke filluar në orën 13:30, përcjell Fol Drejt.