Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës gjatë ditës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
Në njoftimin e tyre thuhet se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme me hedhje të kripës.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për të gjithë vozitësit që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.