Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nën shoqërimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kanë dalur sot në terren.
Siç njofton ministri Aliu, kanë diskutuar rreth avancimit të projekteve të përbashkëta me komunën e Prishtinës, duke përmendur këtu ndërtimin e urës në Veternik mbi Rrugën A dhe unazën e mesme të kryeqytetit./FolDrejt/