Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rrugën Prishtinë – Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Aliu ka theksuar se do të bëjnë çmos që këtë rrugë ta përfundojnë sa më parë.
“Kanë filluar punimet për rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.
Do të bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin e Prishtinës, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Urime për të gjithë qytetarët!”, është shprehur ministri Aliu./FolDrejt/