Pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu kërkoi shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, reagoi ky i fundit.
Aliu gjatë seancës së Kuvendit tha se e kanë marrë seriozisht raportin e Auditorit të Brendshëm, e po ashtu është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë.
“Për tenderin për të cilin po flisni, dyshimet për parregullsi i kemi marrë nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport të Auditimit e kam iniciuar vetë bashkë me zëvendësministrin…raportika tregu që ka parregullsi dhe e ftojmë ne Prokurorinë dhe jemi të gatshëm me bashkëpununu me Prokurorinë. Jemi të vendosur mi shku kësaj pune deri në fund”, tha ai.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se Auditori u dha vulë pretendimeve të PDK për dallavere, paligjshmëri, korrupsion e hajni në MI./21Media