Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë një lajm të mirë për mjedisin, teksa ka thënë se kanë marrë një hap shumë të rëndësishëm në kuadë të mbrojtjes së mjedisit dhe luftës kundër ndotjes, përcjell Fol Drejt.
“Udhëzimi Administrativ për AMBALAZHIN DHE MBETURINAT E AMBALAZHIT është miratuar dhe tashmë është në fuqi. Jemi të lumtur për këtë sukses dhe angazhimin tonë për një mjedis më të pastër.”, ka thënë Aliu.
“Javën tjetër, do të kemi konferencë për media për të shpjeguar në detaje se çfarë do të thotë ky udhëzim administrativ për prodhuesit, qytetarët, rrjedhimisht konsumatorët dhe pikat e shitjeve. Në këtë konferencë, do të prezantojmë edhe fushatën tonë me prodhuesit dhe me qytetarët.”, është shprehur Aliu më tej.