Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se po bëhen përgatitjet finale për fillimin e implementimit “online” të të gjitha kategorive të E-testimit.
Siç ka njoftuar ministri Aliu, pyetjet veçse janë futur në sistem, transmeton Fol Drejt.
“Edhe një hap tjetër drejtë digjitalizimit si reformë e rëndësishme për rritjen e cilësisë së testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasitetit në testim, si dhe transparencës gjatë testimit. 📲🧑🏻💻✅
Pas funksionalizimit të E-Testimit për Kategorinë B për Automjete, tani janë futur të gjitha pyetjet në sistem, dhe janë duke u bërë përgatitjet finale për fillimin e implementimit ‘online’ të të gjitha kategorive të E-testimit.”, ka shkruar ministri Aliu në facebook./FolDrejt/