Ministri i Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-ushtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj, i cili vdiq ditë më parë, shkruan Fol Drejt.
Aliu tha se burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër atdheut
“I burgosur politik në regjimin e atëhershëm, luftëtar i zoti i Ushtrisë Çlirimtare, e mbi të gjitha frymëzim për atdhedashuri! Ky ishte Agroni, që dha gjithçka për vendin tonë. Ngushëllime familjes Haradinaj dhe të gjithë popullit shqiptar! Lavdi veprës së tij dhe gjithë atyre që u flijuan për liri!”, shkroi Aliu në Facebook. /FolDrejt/