Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se sot ka filluar jetësimi i njërit prej projekteve më të mëdha evropiane të energjisë solare.
Siç ka njoftuar Aliu, ky është projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës, dhe i pari projekt që ka për qëllim diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike.
“Nga ky bashkëpunim i ndërsjellë do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Republikës, me ç’rast:
Do të ju sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes qendrore rreth 40.000 mijë banorëve;
Do të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit për 40.000t në vit;
Do të shtohen kapacitetet e ngrohjes përmes zgjerimit të rrjetit rreth 50MË në sistemin e ngrohjes në Prishtinë;
Do të reduktohet kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;
Do të reduktohet ndotja e ajrit duke kontibuar kështu në mbrojtje të shëndetit publik dhe përmbushjes së objektivave klimatike;
Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2; si dhe
Do të bëhet mbledhja e energjisë diellore gjatë verës, konzervimi i saj, e më pas përdorimi i energjisë së ruajtur për ngrohje qendrore gjatë dimrit.”, është shprehur ministri Aliu.
Ai ka falenderuar BE-në, Bankën Gjermane për Zhvillim dhe BERZh për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Ministrat Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe bashkëpunimin e ndërsjellë./FolDrejt/