Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha sot se Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë ndihmë ushtarake dhe përsëriti se SHBA dhe aleatët e NATO-s do ta mbështesin Ukrainën për një periudhë të gjatë kohore.
“Kjo vendosmëri e përbashkët do të mbështesë Ukrainën në javët e ardhshme,” tha Austin në një takim të NATO-s në Bruksel, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në Bruksel theksoi edhe një herë se NATO duhet të sigurojë që Ukraina të marrë armë “për të fituar këtë luftë”./FolDrejt/