Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia po qëndron për vizitë në Tiranë.
Vitia i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z. Skender Durmishi, stafi i Ambasadës, përfaqësues nga Bashkia dhe Prefektura e Tiranës, bënë homazhe pranë shtatorës së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Tiranë, përcjell Fol Drejt.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, drejtues institucionesh, nxënës shkollash e qytetarë të shumtë./FolDrejt/