Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka uruar presitentin turk Recep Tayyip Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook duke thnë se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën ushtarake, gjithmonë në mbrojtje të paqes.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (YTS) në Republikën e Turqisë, Partia Drejtësi dhe Zhvillim me kandidat Presidentin Recep Tayyip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale, prandaj përgëzoj Presidentin Erdogan dhe uroj që të përmbush premtimin e tij për luftimin e inflacionit ekonomik si dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit me pasoja katastrofale që u përballen në shkurt të këtij viti.
Si dy shtete aleate do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake, gjithmonë në mbrojtje te paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm”. /FolDrejt/