Ministri bjellorus i Situatave Emergjente Vadim Sinyavsky tha për mediat e kontrolluara nga shteti se ministria i kishte marrë tashmë armët dhe i kishte vendosur në depo armësh. “Ne e kuptojmë se mund të ketë një situatë në të cilën ju duhet të veproni shpejt, duke përfshirë mbrojtjen civile,” tha ai, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sinyavsky tha gjithashtu se ka më shumë se 5,000 strehimore në Bjellorusi, aleati i Rusisë në luftën kundër Ukrainës, ku njerëzit mund të fshihen nga sulmet me raketa.
Diktatori bjellorus Alexander Lukashenko mbështeti sulmet raketore të Rusisë kundër Ukrainës më 10 tetor, duke shtuar se vendi i tij filloi procesin e krijimit të një komande të përbashkët ushtarake rajonale me Moskën. /FolDrejt/