Mbretëria e Bashkuar qëndron në krah të Ukrainës dhe ka marrë një rol udhëheqës në furnizimin e trupave të saj heroike me armë kyçe.
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë sisteme raketore me shumë fuçi në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër Rusisë, tha ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, raporton CNN.
Britania do të dërgojë lëshuesit M270 që do të jenë në gjendje të godasin objektivat deri në 80 kilometra larg, gjë që do të mundësojë një “rritje të konsiderueshme të aftësive të forcave ukrainase”, deklaroi Ministria britanike në një deklaratë mbrëmë./FolDrejt/