Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Shtëpia e Kulturës në Runik po rijetësohet dhe se shpejt do t’i vihet në shfrytëzim komunitetit.
Sipas Çekut, kjo hapësirë që gjendet në një vend plot bukuri natyrore, do të sjellë ngjarje kulturore dhe mundësi të reja për krijimtari artistike në këtë zonë.
“Marrëveshjen për bashkëfinancim në vlerë totale 850 mijë euro e nënshkruam sot me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ndërsa mbështetje profesionale do të ofrojë edhe Fondacioni Hajde, i udhëhequr nga Petrit Halilaj.”, ka njoftuar Çeku përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.