Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë.
Këtë njoftim ai ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, ku ka postuar edhe një fotografi të projektit.
“Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës. Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit. Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar ai.