Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
“Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.”, shkroi Çeku në Facebook.
Çeku theksoi se ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim.
Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023. /FolDrejt/
Për informata më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit: https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…