Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar me entuziazëm pas shpalljes së Kosovës si shtet nikoqir i Lojërave Mesdhetare 2030, transmeton Fol Drejt.
“Historike! Kosova shpallet shteti nikoqir i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.”, është shprehur Çeku.
“Përgëzime të gjitha palëve të përfshira në procesin e kandidimit. Së bashku, këtë rrugëtim transformativ do ta udhëheqim me shumë përkushtim dhe përgjegjësi.”, ka shtuar ai më tej.