Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se së shpejti do të funksionalizohet muzeu i Hidroelektranës në Prizren, shkruan Fol Drejt.
“Kosovës po i shtohet një muze unik
Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit.”, shkroi Çeku në Facebook.
Ai shtoi se menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese do të fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës. /FolDrejt/