Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar një takim.
Përmes një komunikate për media Çeku ka njoftuar se do të zhvillojë takim me ambasadorët e Hungarisë dhe Çekisë, si dhe do të takohet edhe me shefin e zyrës së Sllovakisë, transmeton Fol Drejt.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Platform Culture Central Europe (PCCE), e cila përbëhet nga 5 shtete të Evropës Qendrore: Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë.
Takimi do të fillojë në orën 13:00, në kabinetin e ministrit./FolDrejt/