Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar publikun përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se brenda këtyre dy ditëve të fundit ka pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia.
“Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor. Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, ka shkruar ministri Hajrulla Çeku, përcjell Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë: