Ministri i angazhuar për diasporë, Xhemail Çupi ka njoftuar se është dërguar propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çupi këto zyra i quan si urë lidhëse për informimin e qytetarëve që jetojnë në diasporë.
“Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit”-theksoi Ministri në një status në rrjetin social Facebook.
Ai shfrytëzoi rastin që të apelon te pushteti lokal për përkrahjen e kësaj iniciative që do të jetë në të mirën e diasporës së Maqedonisë, transmeton FolDrejt.com.
Postimi i plotë: