Ministri i angazhuar për Diasporë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, nënshkroi një Memorandum bashkëpunimi.
Për këtë ai njoftoi në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“E nderuar diasporë, në mbledhjen e sodit, Qeveria më autorizoi që të nënshkruaj Memorandum bashkëpunimi për aktivitete të ndërsjella në fushën e diasporës me Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë.
Memorandumi mes tjerave përmban:
Mbështetjen këshilluese dhe zhvillimin e politikave për diasporën shkencore;
Krijimin e zyrës për “diasporë shkencore dhe migrime” në kuadër të kampusit universitar;
Mbështetjen e kuadrit shkencor në procesin e pengimit të ikjes së trurit dhe thithjes së trurit;
Mundësinë e bartjes së kuadrove shkencore nga diaspora për angazhim të pjesshëm në procesin akademik, shkëmbimin studentor me të diasporës, kurse online, etj.”, u shpreh Çupi./FolDrejt/