Ministri i Diasporës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi nënshkroi kontratë bashkëpunimi në fushën e diasporës me Komunën e Bosillovës.
Për këtë Çupi shkroi edhe në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Sot, në Komunën e Bosillovës me kryetarin e kësaj komune z. Riste Mançev, nënshkruam Kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin kryetari Mançev dhe përfaqësues të komunës, me çrast biseduam për mënyrat e zhvillimit të projektit Qendër për diasporë si dhe për shërbimet që parasheh ti jepë kjo qendër.
Bashkërisht u dakorduam që të vazhdojmë të punojmë në realizim të këtij projekti”./FolDrejt/