Ministri për Diasporë në Republikën e Maqedonisë Veriore, Xhemail Çupi është takuar me kryetarin e komunës së Kisela Vodës, Orce Gjorgjievski me të cilin ka nënshkruar një kontratë për bashkëpunim në fushën e diasporës, shkruan Fol Drejt.
Ministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook theksoi se në takim është diskutuar për konceptin e Qendrës për Diasporë, ndërsa shtoi se kryetarit dhe të pranishmëve u ka shpalosur çfarë parasheh projekti dhe çfarë mundësish krijon kjo qendër në dobi të diasporës. /FolDrejt/
Postimi i plotë: