Ministri Çupi ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti pritet që të fillojnë negociatat për një marrëveshje bilaterale për sigurimet shoqërore me Republiken e Kosovës.
Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Një nga aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është rishikimi i marrëveshjeve ekzistuese bilaterale për sigurimet shoqërore të diasporës.
Duke pasur parasysh se Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut vlen edhe me Republikën e Kosovës, për konfirmimin e periudhave të sigurimit për ushtrimin e të drejtës për pension, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka nisur procedurën për lidhjen e një marrëveshjeje të re dypalëshe për sigurimet shoqërore, e cila do të rregullojë edhe ushtrimin e të drejtave të tjera në fushën e sigurimeve shoqërore.
Pritet që deri në fund të vitit 2022 të fillojnë negociatat për një marrëveshje të re bilaterale për sigurimet shoqërore me Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri Çupi.