Ministri i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Xhemail Çupi ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësuesit e “Klubit diplomatik” në Shkup dhe njëherit botuesin z. Viktor Gaber dhe redaktorin z. Dimitar Belçev të revistës diplomatike “Vjetari diplomatik”, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai njoftoi se gjatë takimit kanë shkëmbyer mendime dhe përvoja nga fusha e diasporës nga këndvështrimi i diplomacisë.
Tutje ai shtoi se në takim u tregua interes për realizimin e një interviste/artikulli në numrin e ardhshëm të revistës “Vjetori diplomatik”, që do të promovojë edhe aktivitetet e tij si ministër. /Fol Drejt/
Postimi i plotë:
“Në vazhdën e takimeve intenzive me përfaqësues të lëmive të ndryshme, sot pata nderin të takoj përfaqësuesit e “Klubit diplomatik” në Shkup dhe njëherit botuesin z. Viktor Gaber dhe redaktorin z. Dimitar Belçev të revistës diplomatike “Vjetari diplomatik”.
Z. Gaber dhe z. Belçev janë ish diplomat kariere në diplomacinë e RMV-së që nga shpallja e pavarësisë së vendit tonë.
Gjatë takimit shkëmbyem mendime dhe përvoja nga fusha e diasporës nga këndvështrimi i diplomacisë. Ata treguan interes për realizimin e një interviste/artikulli në numrin e ardhshëm të revistës “Vjetori diplomatik”, që do të promovoj njëkohësisht aktivitetet e mia si Ministër i angazhuar për diasporë dhe kabinetit tim në përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Strategjia nacionale për bashkëpunim në fushën e diasporës 2019-2023.”