Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, la të kuptohet për herë të parë të mërkurën, më 25 janar, se Beogradi mund të ndryshojë kursin dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, që është një nga kërkesat kryesore të BE-së që Serbia të përparojë në negociatat e anëtarësimit në BE, njofton Danas, trasmeton Fol Drejt.
Në një intervistë ekskluzive për EURACTIV Serbia, të transmetuar nga RSE , Daçiq tha se Serbia, kandidate për në BE që nga viti 2012, udhëhiqej mbi të gjitha nga vlerësimi se çfarë është në interesin e saj më të mirë.
“Ne dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe kështu votuam në organet ndërkombëtare”. Nëse ne do të vendosim sanksione ndaj Rusisë është një çështje tjetër. Nuk është çështje kohe apo afatesh, është një çështje që ka të bëjë me interesat tona politike dhe ekonomike”, tha ai për EURACTIV Serbi.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kundërshton fuqishëm sanksionimin e Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, duke theksuar shpesh se Serbia importon të gjithë naftën dhe gazin e saj nga Rusia, por është nën presion në rritje nga Perëndimi për të ndryshuar pozicionin e saj.