Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të mbajë sot konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet me rastin e nënshkrimit të Programit për Zhvillim Rural/Grante për vitin 2022, transmeton Fol Drejt.
Gjatë kësaj konference, Ministri Peci do të prezantoj masat mbështetëse që janë përfshirë në kuadër të këtij programi.
Konferenca do të mbahet në sallën e konferencave në Ndërtesën e Qeverisë, në orën 16:00./FolDrejt/