Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca, viziton sot Kosovën.
Kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës, ku kanë paralajmëruar se Krifca do të takohet me ministrin Faton Peci, transmeton Fol Drejt.
“Ju njoftojmë se sot, datë 20 prill 2022, në ora 10:30, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të pres në një takim Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca. Takimi do të mbahet në Kabinetin e Ministrit Peci, në objektin e MBPZhR-së, Rr. “Ukshin Hoti”, kati IV, Prishtinë.
Gjatë ditës, Ministri Peci dhe homologia e tij, Krifca do të vizitojnë disa nga agrobizneset më të suksesshme në vendin tonë, ku do të shohin nga afër investimet e bëra dhe mundësitë për bashkëpunime të reja në mes të dyja shteteve në fushën e agrobiznesit” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/